Siguri e lartë
Bombola COMPLET nuk shpërthen në asnjë rrethanë. Ajo është testuar kundër zjarrit, kundër hedhjes nga lartësia, kundër agjentëve atmosferikë, kundër goditjes me armë zjarri dhe kundër dëmtimeve si prerja ose thyerja e dhunshme e shtresës së jashtme të saj.
Siguria e parivalizueshme dhe konstruksioni unikal i kësaj bombole që është prodhuar për herë të parë më 2006 janë çertifikuar nga institucione dhe agjenci ndërkombëtare. Ajo është çertifikuar dhe nga autoritetet përkatëse shqiptare.
Bombola COMPLET që tregëtohet vetëm nga distributori shqiptar GAS GROUP shpk është e pajisur me numër serie, me pasaportë dhe elementë sigurie
Pesha e lehtë
Në krahasim me bombolat e reja prej çeliku që prodhohen sot, pesha e bombolës COMPLET pa gaz është dy herë më e lehtë se të gjitha bombolat që përdoren sot në shqipëri.
Jetëgjatësia
Bombol COMPLET e markës RAGASCO ka 12.000 mbushje, pra nëse mbushet dy herë në muaj ajo mund të përdoret për një periudhe 500 vjeçare dhe të trashëgohet.
Transparenca
E përbërë nga një shtresë filamenti fibrash qelqi, bombola COMPLET të lejon ta dallosh nivelin e gazit nga jashtë duke eliminuar çdo situatë të papritur të mbarimit të gazit dhe duke garantuar gjatë mbushjes sasinë e saktë të blerë nga përdoruesi.
Lehtësia e manovrimit
Bombola COMPLET mund të mbahet mirë pa shkaktuar asnjë lëndim në dorë dhe të përdoret me lehtësi.
Pamja dhe veti të tjera
Dizajni i markës RAGASCO është shumë tërheqës, si për pajisjet e brendëshme ashtu edhe për përdorimet jashtë shtëpisë. Për këtë RAGASCO ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Pëebërja e saj tejet rezistente ndaj çdo lënde gërryese siguron një pamje dhe ngjyra të pandryshueshme. Brendësia e bombolës mbetet gjithnjë e pastër dhe gazi ruan erën natyrale të tij.
|